Një video është dërguar nga Qytetari Dixhital në llogarinë e Liderit tëOpozitës, Sali Berisha ku shfaqen këmbët e një policeje femër e cila në vend të këpucëve të uniformës, ishte e veshur me sandale.

“Rama i ka hequr Policisë së Rendit fondet për këpucët dhe çizmet” ka denoncuar Sali Berisha duke theksuar se policia nuk duhet ta mbështesë më kryeministrin.

Gjatë protestës së rradhës, keu i opozitës premtoi se kur të marrë pushtetin, do tja fusë Ramës të dyja këmbët në një këpucë por jo në një sandale.