Tradhëtari mistrec i demokratëve, Ervin Salianji është shprehur se do të hedhë kandidaturën për zgjedhjet e Partisë Demokratike për postin e kryetarit. Në një takim me elektoratin blu, ai deklaroi se “Nëse bëhem kryetar, nuk do të shkulem nga selia e PD, deri sa të bëhem 85 vjeç e kusur”.

Ndërkohë kreu aktual historik (që ja morsha të keqen) Sali Berisha reagoi duke thënë se nuk mjafton vetëm të jesh kryetar por edhe të jesh kryeministër. “Po fitoi prapë Rama në zgjedhjet e 2029, atëhere Salianji është zyrtarisht ters për PD, dhe duhet të japi dorëheqjen nga kryetar” – deklaroi Berisha.