Menjëherë pas emërimit nga Kryeministri Rama, kryeinspektori Dash Sula ka njoftuar vartësit për vendimin e tij të parë: zhvendosjen e zyrës së tij nga Tirana në Peqin, që ky qytet por edhe ai vetë të mos njihet në publik vetëm prej gjelave.
Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar për braktisjen e partisë që e bëri deputet dhe kalimin në kampin armik duke postuar në faqen e tij në Facebook se “Dash Sula që hante mollë t’kalbuna mbrapa shpinës time, tash do hajë dardha bio pas shpinës së Ramës”.
Vetë kryeinspektori nuk ka reaguar ende për postimin e ish-kryetarit të partisë ku aderonte deri pak para zgjedhjeve të majit.
